BallinaSportMuriqi: Turqia favorite meqë ka emra si Guler e Yildiz, por ne...

Muriqi: Turqia favorite meqë ka emra si Guler e Yildiz, por ne luajmë në fushën tonë, dimë dhe do ta bëjmë më të mirën

Të ngjajshme

Zhduket një femër në Lipjan, policia nis hetimet

Një femër është raportuar e zhdukur në Dobranjë të...

Protesta në të gjithë SHBA-në kundër Donald Trumpit

Qytete anembanë SHBA-së janë mobilizuar për protestat “No Kings”...

AAK thërret konferencë për media të dielën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  ka njoftuar se nesër...

KEDS-i me punime në rrjet, në këto zona nesër ka reduktime

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Superylli i Realit, Jude Bellingham e zbulon një pendesë të karrierës së tij

Jude Bellinghami ka kaluar disa probleme me dëmtimet që...

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për mediat turke të HT Spor në prag të përballjes vendimtare ndaj Turqisë, që zhvillohet të martën në Prishtinë në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës.

Muriqi e pranoi se kundërshtari konsiderohet favorit, por theksoi se Kosova do të mbështetet fuqishëm në avantazhin e fushës vendase.

“Pa dyshim që Turqia është favorite. Avantazhi ynë është se luajmë në shtëpi. Ata kanë lojtarë si Kenan dhe Arda, të cilët luajnë edhe në ekipe të mëdha si Real Madridi. Janë vlera të mëdha për futbollin turk, por edhe për futbollin evropian e botëror. Ne do të japim maksimumin dhe do të mundohemi të zbatojmë lojën tonë si ekip për ta arritur objektivin”, deklaroi ai.

Sulmuesi prizrenas foli edhe për rëndësinë historike që do të kishte një kualifikim i mundshëm në Kupën e Botës, duke e krahasuar me një moment të veçantë për vendin.

“Nëse arrijmë të kualifikohemi në Botëror, do të jetë si një pavarësi e dytë për ne. Të gjithë janë shumë të emocionuar dhe plot shpresë”, u shpreh Muriqi.

Ai gjithashtu la të kuptohet se ky mund të jetë një nga ciklet e fundit të tij me fanellën e Kosovës, duke pasur parasysh moshën dhe ambiciet personale.

“Në prill do të mbush 32 vjeç. Nëse arrijmë të shkojmë në Kupën e Botës dhe të bëjmë një rrugëtim të mirë, mendoj se do të jetë momenti i duhur për t’i dhënë fund karrierës me Kombëtaren”, përfundoi kapiteni i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz