Muriqi, në janar, mund të transferohet te kjo skuadër
BILLI

Lexo edheKush është kosovari që shënoi 8 gola për 1 ndeshje me Zvicrën

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi, është duke kaluar në formën e tij më të mirë. Tek gjiganti turk, Fenerbahce, Muriqi është kthyer në lider.
Zërat për afatin kalimtar të janarit janë shtuar dhe aty nuk ka se si të mungojë emri i Vedat Muriqit. Mediat turke po raportojnë së fundmi se Lazio ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Ai mund t’u bashkohet italianëve që në afatin kalimtar të janarit me drejtorin Igli Tare që mund ta shfrytëzojë faktin që është shqiptar.
Lexo edheKush është kosovari që shënoi 8 gola për 1 ndeshje me Zvicrën
Për Muriqin deri më tani janë të interesuar shumë klube evropiane si Juventus, Inter, Atletico Madrid, Manchester United.
Muriqi deri më tani ka shënuar shtatë gola në kampionatin turk.