Mallorca do të jetë shtëpia e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi edhe për 4 vitet e ardhshme, dhe ai është shprehur i lumtur për këtë. Por, para se të vendoste për të qënduar në klubin e ishullit të elitës spanjolle, Muriqi ka zbuluar se ka pasur një sërë ofertash, më të mira financiare.
“Nga ana ekonomike kam pasur oferta edhe nga Turqia, Arabia dhe nga Katari, kam pasur oferta të mira. Faktikisht, kam mendu për të ardhmen e familjes sime. Kanë qenë oferta që është vështirë me i refuzu nga ana ekonomike, por kur mendova qe e kam qetësinë këtu, njerëzit po më respektojnë, po më dojnë. Edhe unë si futbollist po ndihem mirë këtu, edhe familjen e kam rehat, kështu që vendosa mos me mendu shumë nga ana ekonomike, dhe me vazhdu kontratën me Mallorca”, ka thënë Muriqi në një intervistë për emisionin Interaktiv Talks, të gazetarit Xhemajl Rexha.
Ai ka treguar se do të vazhdojë me kushtet e njëjta të kontratës, dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë zbritje të pagës, por vetëm ulje të klauzolës, nga 38 në 30 milionë Euro.