Tuesday, July 15, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditE dhimbshme, një javë pasi i vdiq i biri në...

E dhimbshme, një javë pasi i vdiq i biri në aksident, ndërron jetë edhe polici nga Peja

Të ngjajshme

Një javë pas aksidentit tragjik që i mori jetën djalit të tij, Arbër Kelmendi, ka ndërruar jetë edhe babai i tij, Mehmet Kelmendi, polic i rajonit të Pejës, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra në të njëjtin aksident.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur më 9 korrik 2025, rreth orës 12:50, në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku janë përfshirë dy automjete një “Peugeot” dhe një “Opel Corsa”.

Sipas Policisë, Ledian Berisha, 20 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka hyrë në shiritin e kundërt, duke përplasur në pjesën ballore veturën tjetër. Si pasojë e këtij aksidenti, Arbër Kelmendi, 35 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Mehmet Kelmendi, i cili ka marrë lëndime të rënda, ka ndërruar jetë sot në QKUK.

Prokuroria e Pejës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.

- Advertisement -

Të Fundit