Murgeshat thonë se po abuzohen: Punojmë si skllave për priftin

Një grup i murgeshave që i shërbenin kishës katolike në Kili, pretendojnë se u abuzuan seksualisht dhe u detyruan të ‘punojnë si skllave’ për priftin që mbetet i paemëruar për arsye ligjore. I njëjti dyshohet se i përjashtoi prej konventës, nga frika se mund të zbulohet.
Rastet e 23 shërbyeseve të fesë që vepronin në manastirin e qytetit Molina, janë dëgjuar edhe nga zyrtarët e Vatikanit, që dërguan një grup për të hetuar pretendimet.
“Prifti më preku gjoksin dhe më puthi në buzë. Isha e tmerruar. Kjo ngjarje më bëri të çmendem”, ka thënë Yolanda Tondreaux, që dikush shërbente si murgeshë.
Tondreaux që pretendon se u ngacmua nga prifti, derisa ishte murgeshë
Ivo Scapolo, prifti që u dërgua nga Papa Francis në Kili, që të dëgjojë rastet e murgeshave të dëmtuara, ende nuk ka dhënë ndonjë vendim përfundimtar. Megjithatë, prifti është larguar nga detyra, deri në një vendim tjetër.

Lexo edheMurgeshat në revoltë, abuzohen seksualisht, kritikojnë priftin
Tondreaux ka bërë të ditur se ajo e kishte treguar ngjarjen te murgesha kryesore, por është cilësuar si gënjeshtare dhe u detyrua të shkonte për t[u rrëfyer, te i njëjti prift, i cili e abuzoi.
“U pastrova mirë, por nuk më hiqej ndotja që më bëri – një prift. Shumë të murgesha të reja e pësuan prej tij, ndërsa nëna kryesore dinte gjithçka” ka përfunduar murgesha.
Ajo pretendon se shumë murgesha e lëshuan konventën, sepse i prekte në pjesë intime, u hynte në dhomë për t’i parë të zhveshura dhe abuzonte edhe pjesën e vet intime. Gjithnjë sipas saj, nëna kryesore e murgeshave i dinte të gjitha, por nuk intervenonte. Express














