back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMurati paralajmëron sërish rritje të pagës minimale

Murati paralajmëron sërish rritje të pagës minimale

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto, apo 264 euro bruto, kurse të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do t’i ndajnë nga 100 euro për secilin punëtorë të sektorit publik dhe privat.

Lidhur më këtë, Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve në emisionin “RTK Prime”, tha se kjo Qeveri ka premtua që paga minimale të jetë 250 euro neto, 264 euro bruto për 40 orë pune, apo 1.5 euro në orë dhe kjo po bëhet pas 11 vitesh që nuk ka patur rritje të pagës minimale.
Ai po ashtu paralajmëroi që paga minimale do të rritet sërish, sipas rritjes ekonomike.

“Nuk do të ndodhë që kjo do të përsëritet, por paga minimale do të rritet sipas rritjes ekonomike, do të ketë vijimësi, kjo rritje kësaj radhe është mbi 50 për qind. Megjithatë Sindikatat nuk po pajtohen me këtë, kundërshtimi i tyre është joracional dhe më shumë janë kërkesa proklitike, sindikatat në këtë mënyrë po bllokojnë rritjen e pagës minimale”, tha Murati.

Po ashtu tha Murati, Qeveria e ka miratuar edhe ndryshimin e shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz