Murati me akuza për Qeverinë Haradinaj: Keqpërdorën 43 milionë euro për shpronësime në autostradën Prishtinë-Pejë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se auditori i brendshëm ka gjetur keqpërdorim të 43 milionë eurove gjatë Qeverisë Haradinaj në procesin e shpronësimit në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë.
“Sot kemi ftu këtë konferencë që tju njoftojmë me një prej gjetjeve kryesore nga një raport i auditimit të brendshëm që është bërë në lidhje me procesin e shpronësimit të njërit nga projektet pra autostrada Kijevë-Zahaq, apo Prishtinë-Pejë. Kemi thënë në vazhdimësi që me shpronësimet apo projektet e mëdha ka pas dallavere e keqpërdorime dhe tani i kemi edhe shifrat dhe dokumentin. Bëhet fjalë për një keqpërdorim 43 milionë euro e që në fakt brenda atij 43 milionë euro ka dyshime të mjaftueshme për të konstatu se bëhet fjalë për falsifikim të 12 milionë eurove
Ministria e Infrastrukturës më 24 gusht 2018 ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po flasim për Qeverinë e PAN, pra për Qeverinë Haradinaj, në atë shkresë kërkon që të fillohet procesi i shpronësimit për segmentin ku do të shpronësoheshin 1050 prona.

Lexo edheGjykata në Kroaci merr një vendim për shoferin e autobusit nga Kosova
Janë prona të veçanta që në fillim ishin të vlerësuara lart dhe janë dyfishuar. Pra pronave specifike është dyfishuar vlera. Pronat që janë ngjitur me njëra-tjetrën, njëra është shpronësuar 800 euro ari, kurse tjetra 3500 euro ari. Kjo 3500 është bërë 7000 derisa kjo tjetra ka mbetur 800”, tha Murati./Indeksonline/














