BallinaLajmeMurati: Kushdo që u merr mërgimtarëve para për polisën e sigurimit po...

Murati: Kushdo që u merr mërgimtarëve para për polisën e sigurimit po i vjedh ato

Të ngjajshme

A do të jenë më të shtrenjta çmimet e biletave të avionit këtë verë?

Çmimet më të lira të fluturimeve mund t’i joshin...

Gërvalla: Përfshirja sociale është përgjegjësi shtetërore

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla,...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati thotë se çdo polisë e lëshuar para datës 31 dhjetor është e mbuluar, sepse janë ndarë 3 milionë euro nga buxheti për këtë tarifë.

Nuk ka lidhje nëse data e kthimit është përtej 31 dhjetorit, me rëndësi që data e hyrjes të jetë para 31 dhjetor, shkruan Murati, përcjellë Gazeta Blic.

Ai kërkon llogari, sepse thotë se kushdo që u ka marrë para mërgimtarëve i ka vjedhur ato.

E Byroja Kosovare e Sigurimit, ka treguar se paratë që u janë marrë qytetarëve do u kthehen sepse ishte gabim teknik.Ky është postimi i tij i plotë:

3 milionë euro i kemi nda në buxhet për pagesën e kësaj tarife për të gjithë mërgimtarët që vijnë në Kosovë.

Çdo polisë e lëshuar para datës 31 dhjetor është e mbuluar. S’ka lidhje nëse data e kthimit është përtej 31 dhjetorit, me rëndësi që data e hyrjes duhet të jetë deri më 31 dhjetor. Kushdo që u merr para mërgimtarëve është në fakt duke i vjedhur ata.

Matrapazët duhet të japin llogari për këtë vjedhje!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz