BallinaLajmeGërvalla: Përfshirja sociale është përgjegjësi shtetërore

Gërvalla: Përfshirja sociale është përgjegjësi shtetërore

Të ngjajshme

Ye-s i anulohet koncerti në Indi

Reperi i njohur botëror Ye nuk do të performojë...

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon jashtë rruge

Një veturë e tipit Mercedes Benz me ngjyrë të...

Chelsea – Man City, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për finalen e FA Cup...

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka vizituar organizatën joqeveritare “Diakonie Kosova”, e cila operon në vend prej rreth 25 vitesh dhe ofron programe të ndryshme sociale në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, Gërvalla theksoi rëndësinë e përfshirjes sociale, duke vlerësuar punën e përditshme të stafit të organizatës në mbështetje të grave, vajzave dhe familjeve në nevojë. Ajo u shpreh se përfshirja sociale merr kuptim të plotë vetëm kur shndërrohet në angazhim konkret dhe kujdes të vazhdueshëm për qytetarët, njofton zyra për informim e kësaj ministrie.

Në ambientet e kësaj organizate, ministrja u takua me përfituese të programeve trajnuese në fusha si rrobaqepësia, kuzhina dhe parukeria, të cilat synojnë fuqizimin ekonomik dhe social të tyre. Po ashtu, u theksua roli i mbështetjes psikologjike dhe kujdesit shëndetësor në ndërtimin e stabilitetit dhe besimit te individët.

Bëhet e ditur se Gërvalla tha se iniciativa të tilla duhet të mbështeten dhe të zgjerohen nga institucionet, duke i cilësuar ato si modele bashkëpunimi që forcojnë komunitetin dhe vetë shtetin.

“Përfshirja sociale nuk është zgjedhje politike. Është përgjegjësi shtetërore”, tha ajo në përmbyllje të vizitës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz