HomeLajmeMurati: Ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat...

Murati: Ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet të hënen

Të ngjajshme

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Vetëm pak ditë pas martesës së tyre në Londër...

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, të hedhura...

Pa qasje të veçantë, Kosova mbetet ‘e bllokuar’ në integrimet evropiane

A mund të mbetet anash Kosova? Kjo pyetje është aktuale...

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se komisionet vlerësuese kanë nisur që nga fillimi i kësaj jave shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura të Pakos për Përballje me Inflacion 2.0, përkatësisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat dhe për studentët.

Sipas Muratit, puna e komisionit që po merret me aplikimet e punëtorëve të sektorit privat është drejt përfundimit, ndërsa ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme, konkretisht të hënën, raporton lajmi.net

Postimi i tij i plotë:

Që në fillim të kësaj jave, komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura nga Pakoja për Përballje me Inflacion 2.0, konkretisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, dhe studentët.
Puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit, dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, pra të hënën.
Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim.
Qeveria për të gjithë!/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz