BallinaLajmeMurati e pyet Tolajn për punësimin e vajzës së një ministri, përgjigjet...

Murati e pyet Tolajn për punësimin e vajzës së një ministri, përgjigjet Bekë Berisha: Ky di me t’i gjetë tezet e dajtë

Të ngjajshme

Mërgim Lushtaku: “Këtë herë me numër 16, si përherë PDK” (FOTO)

Mërgim Lushtaku ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin...

Endrick do të rikthehet në Real Madrid javën tjetër

Endrick pritet të rikthehet javën e ardhshme në Real...

Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit është pyetur edhe për punësimin e vajzës së ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçit në këtë institucion. Kësaj pyetjeje nuk i është përgjigjur Tolaj, por deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, Gazeta Express.

“Në këtë vit zonja Ermirë Kuçi ka aplikuar dhe është pranuar në pozitën zyrtare e financave të buxhetit. Zonja Ermirë Kyçi se sa e kam parë është e bija e ministrit aktual Blerim Kuçi. A është e vërtetë kjo?” ka pyetur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.

Tolaj ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

“Nuk e kam në plan të përgjigjem në pyetje ku komentohen familjarët e të tjerëve”, është shprehur drejtori i AKP-së.

Ndërsa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është përgjigjur në vend të Tolajt.

“E kuptoj pretendimin e Muratit. Ky di me t’i gjetë tezet, ku i ke dajtë, me këtë punë merret. A po dojmë me hetu privatizimin apo me e nxënë ngushtë njëri-tjetrin? Ylli Kaloshi ëshë djali i Hidajet Hysenit, Teraza Hajdari është, kunatë a çka e ka kjo Rozeta Hajdari? Nermin Pakashtica balldëska e Kurtit… Nëse vazhdon qështu, tani po a nisim, unë po t’i përsëriti prapë, sa herë të folsh”, ka thënë Berisha.

Ai i kërkoi deputetit Hekuran Murati që ta ndërroj qasjen e tij. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz