Murati: Buxheti për komunat vitin e ardhshëm tejkalon 900 milionë euro!
dp

Lexo edheVuçiqi letër kreut të NATO-s: Turqia dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Ruttes të mos e bëjë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se buxheti për komunat vitin e ardhshëm tejkalon 900 milionë euro.

“Javën që shkoi Ministria e Financave ka lëshuar qarkoren e dytë buxhetore për komunat në të cilën përcaktohen kufijtë buxhetorë për secilën komunë.
Falë performancës së jashtëzakonshme të të hyrave buxhetore përgjatë viteve të fundit, është krijuar hapësira fiskale për rritje të vazhdueshme të buxhetit që u ndahet komunave.

Lexo edheVuçiqi letër kreut të NATO-s: Turqia dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Ruttes të mos e bëjë
Nga 546 milionë euro sa e kishim gjetur në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat do të shkojë në 907 milionë euro në vitin 2027”, ka shkruar Murati në Facebook.