back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeMundësitë për rifillimin e dialogut strategjik, ambasada e SHBA-ve: Kërkohen hapa konkret...

Mundësitë për rifillimin e dialogut strategjik, ambasada e SHBA-ve: Kërkohen hapa konkret nga Kurti për uljen e tensioneve

Të ngjajshme

Dyfishohet çmimi i argjendit në Kosovë, ari është “i paprekshëm”

Çmimi i arit ka shënuar një rritje të konsiderueshme...

Lirimi i Kilajt, Haradinaj: Gjykatës Speciale i ra maska

Isni Kilaj, u lirua me kusht nga Gjykata Speciale...

Mercedesi sjell S-Class-ën si robot taksi luksoz, nis operimin në Abu Dhabi

Mercedes-Benz-i ka prezantuar projektin e ri futuristik: shndërrimin e...

Teuta Selimi vjen me një superfoto nga Dubai

Këngëtarja e njohur kosovare, Teuta Selimi, ka nisur pushimet...

SHBA-të nuk pritet të fillojnë dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën të cilin e kishin pezulluar në shtator të këtij viti për shkak të veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë Kurti.

Në një përgjigje të Ambasadës së SHBA-së për RTV21 thuhet se SHBA kërkon hapa konkretë nga Kryeministri kujdestar Kurti për të uljen e tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin e përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik.

‘’Siç ia kemi bërë të qartë qeverisë së përkohshme, dera është e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit. Megjithatë, kjo kërkon hapa konkret nga kryeministri kujdestar Kurti për të uljen e tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë së përkohshme. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz