BallinaRegjionaleDrenasMulla Osmani kërkon verifikimin e diplomave të antarëve të BIK-ut

Mulla Osmani kërkon verifikimin e diplomave të antarëve të BIK-ut

Të ngjajshme

Sekuestrohet armë dhe municion në Ferizaj, i dyshuari intervistohet nga policia

Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një...

Një grua nga Fushë Kosova vdes në QKUK, rasti po hetohet

Një grua nga Fushë Kosova është dërguar në Qendrën...

Arrestohet një person në Klinë për sulm seksual përmes mesazheve

Një rast i sulmit seksual është raportuar në Klinë,...

“S’është lodhje, është zhgënjim” – Molliqaj për zgjedhjet në Kosovë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se...

Policia me aksion në Lipjan, sekuestrohen një armë zjarri e fishekë

Gjatë ditës së djeshme njësitë policore me vendim të...

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, në Drenas, Osman Musliu, ka adresuar kërkesë zyrtare në Bashkësinë Islame të Kosovës, në veçanti Sekretarit të Përgjithshëm, Resul Rexhepi.

Kërkesa e tij është që të bëhet verifikimi i dokumentacionit të lëshuar nga Universiteti i Hapur Amerikan në Kairo, e që sipas tij kuadro të diplomuar nga ky universitet punojnë në BIK, transmeton Indeksonline.

Mulla Osmani pretendon se ky universitet nuk është i regjistruar askund zyrtarisht, rrjedhimisht titujt nga ky universitet janë diskutabil.

Për këtë kërkesë Imami nga Drenasi ka mbledhur nënshkrimet edhe të kryetarit të KB-së në Podujevë dhe atij në Han të Elezit, ndërsa kërkesës i janë bashkangjitur edhe disa profesorë të FSI-së, me arsyetimin se dëshirojnë që kjo çështje të zbardhet, ngase ekziston dyshim i madh që këto dokumente mund të jenë falsifikuar.

Kjo kërkesë sipas adresuesit po bëhet me qëllim që të dal e vërteta që do të ishte në dobi të BIK-ut dhe antarëve të tjerë të këtë institucion, myslimanëve dhe qytetarëve në përgjithësi./Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz