back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeMuhaxheri: Nuk pres të jem në listë të deputetëve, këta do jenë...

Muhaxheri: Nuk pres të jem në listë të deputetëve, këta do jenë kandidatët nga dega e Pejës

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur rreth për zhillimet e fundit në skenën politike dhe për listën e kandidatëve për deputetë nga LDK’ja.

Muhaxheri ka lënë të hapur mundësinë e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ka folur për listën e deputetëve që partia e tij do paraqesë për zgjedhje.

“Është e qartë që LDK e ka nominuar Vjosa Osmanin dhe kandidatja jonë nuk mundet të negociohet në çështjen e kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Të gjitha opsionet e tjera janë të hapura dhe ka mundësi t’i diskutojmë deri më 30 gusht kur përfundon afati për koalicione” ka thënë Muhaxheri për Radio 1.

“Besoj që nuk do të jem në listë, nëse kryesia e LDK’së vendos që të jem, normalisht që duhet të dal. Nga dega jo. Ne nga dega i kemi tre kandidatë të suksesshëm që kanë qenë edhe deputetë, ata janë Kujtim Shala, Besa Gaxheri dhe Ramiz Kelmendi”, shtoi anëtari i kryesisë së LDK’së.

“Duhet pritur të reflektoj secila palë. Është vendimi i Kushtetueses që e favorizon fituesin e garës ta formojë qeverinë dhe kjo frymë po imponon koalicione dhe po krijon frymë jo të mirë. Besoj për këtë se raporti i forcave të pas 6 tetorit do imponojë ndoshta edhe koalicione të tilla të tjera. Për ne ka qenë i pëlqyer me Vetëvendosjen dhe kjo për rifunksionalizimin e shtetit”, tha Muhaxheri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz