back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeAliu: Askush në VV nuk është kundër Vjosa Osmanit

Aliu: Askush në VV nuk është kundër Vjosa Osmanit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Anëtari i Kryesisë së VV-së, Liburn Aliu në një konferencë për media ka folur për koalicionin e mundshëm ndërmjet partisë së tij dhe LDK-së.

Aliu ka thënë se e respektojnë Vjosa Osmanin si kandidate të LDK-së, duke shprehur vullnet për të arritur një koalicion parazgjedhor.

Ish-deputeti i VV-së thotë se për të rritur gjasat e një koalicioni, duhet larguar kushtëzimet.

“Unë besoj se bisedimet pa kushtëzime mund të arrijmë deri te marrëveshjet”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, vendimi i LDK-së për të nominuar Vjosa Osmanin për kryeministre ka qenë një veprim dëmtues.

“Veprimi i njëanshëm ka qenë veprim dëmtues nga ana e LDK-së. Ne nuk kemi marrë vendime si VV në kryesi dhe kemi qenë të gatshëm të ulemi dhe të flasim për të gjitha temat. Përderisa të mos ulemi dhe të flasim sinqerisht dhe të heqim kushtëzimet është e vështirë të arrihet koalicioni”, ka thënë Aliu.

Ai tha se askush nga VV nuk ka diçka kundër Vjosa Osmanit.

“Askush nga VV nuk ka diçka kundër Vjosa Osmanit, ne kemi respekt për Vjosën. Ne duam dhe kemi vullnetin që të ndodhë koalicioni, besoj që do të kemi rezultat të mirë” tha Aliu.

Ai u shpreh se i vetmi partner që po bisedojnë për koalicion është Lidhja Demokratike e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz