BallinaLajmeMuharremi i quan “pallavra” deklarimet e Kurtit për rritje ekonomike në Londër:...

Muharremi i quan “pallavra” deklarimet e Kurtit për rritje ekonomike në Londër: Mos e koritë veten, as Kosovën

Të ngjajshme

E dinit? Jo Egli, ky qenka emri i artistes i pagëzimit

Artistja shqiptare Egli Tako ka ndarë me ndjekësit e...

“Pirati” në formë fantastike: Muriqi shpërthen me dy gola për Mallorcan

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon...

56-vjeçarja shfaq linjat bombastike me një veshje seksi

Jennifer Lopez i emocionoi fansat me një performancë surprizë në festivalin...

Opinionisti Shenoll Muharremi i ka quajtur “pallavra” pretendimet e Albin Kurtit në Londër për rritje “mesatarisht 6% ekonomike” dhe “stabilitet.”

Muharremi tha se “askush nuk është budallë” që në epokë të informimit dhe teknologjisë të besojë të pavërteta.

Postimi i Muharremit:

Ndoshta Albini ka fillu me jetu në kokën e tij, në një univers paralel ku e ka kriju një realitet tjetër. Qysh inflacioni në disa raste të ka shku në 42.5% (mars 2026, ASK), e ti flet kopalla për ekonomi. A mendon që ata në Londër nuk kanë internet e nuk janë të informuar për ekonominë e Kosovës? Mos e korit vetën e Kosovën, se askënd nuk mundesh me mashtru me kësi lloj pallavra.

Edhe në Gjermani jeni mundu me rrejt duke thënë 8.3% e kemi rritjen ekonomike, po ska pi ujë, se askush so budallë në epokën e informimit e teknologjisë. Një energji ske qenë në gjendje me rregullu qe 6 vjet, e as për krizën e naftës ske ba kurgjo. Spo flas për deficit tregtar dhe kushtet e vështira për biznes. Krejt çka din është me jau ble votën me nga €100 qytetarëve ma të varfër në Europë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz