back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasMuharrem Xhemajli: Do të jem në shërbim të qytetarëve

Muharrem Xhemajli: Do të jem në shërbim të qytetarëve

Të ngjajshme

Muharrem Xhemajli do të jetë njëri nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Xhemajlaj përmes një postimi në facebook ka falënderuar degën e PDK’së në Drenas, kryetarin e degës, Nexhat Demaku, për nominimin e tij, si dhe kryesinë qendrore dhe kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli.

Ndër të tjera Xhmajlaj ka shkruar se çdo herë do të jem në shërbim të qytetarëve ashtu siç isha dje në luftë edhe sot me Fillimin e Ri.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Muharrem Xhemajlit

Të nderuar miq, qytetarë, familje të dëshmorëve, bashkluftëtarë, veteranë, invalidë, ju falënderojë për mbështetjen tuaj dhe për urimet për kandidimin tim për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, nga radhët e PDK-së, njëherit e falenderoj Degën në Drenas dhe kryetarin Nexhat Demaku për nominimin tim, po ashtu edhe Kryesinë qendrore e në veçanti krytarin z.Kadri Veseli për besimin e dhënë.

Çdo herë do të jem në shërbim të qytetarëve ashtu siç isha dje në luftë edhe sot me Fillimin e Ri.

Duke ditur që përfaqsimi nuk është privilegj por obligim dhe detyrim ndaj jush, ju ftoj për mbështetjen tuaj në rrugën për #FillimineRi.

Përherë i juaji, me shumë Respekt!

Muharrem Xhemajli

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz