back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeMuhamet Mustafa: S’është koha për zgjedhje

Muhamet Mustafa: S’është koha për zgjedhje

Të ngjajshme

Real Madridi shënon edhe me një lojtar më pak ndaj Sociedad

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë...

Mësohet klubi i madh evropian që po mundohet ta bindë Nicon

Nico Williams është shndërruar në një nga emrat më...

GOOOOOL: Asllani s’ka të ndalur në Bundesligë, tund rrjetën e Union Berlinit

Fisnik Asllani vazhdon të tregojë formë të mirë në...

Gabim në mbrojtje, Mbappe tregohet shumë i shpejt dhe shënon gol për Realin

Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e epërsisë...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa ka thënë se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme.

“S’është koha për zgjedhje. Është koha për zgjedhje lokale dhe jo qeveritare”.

Sipas tij, ndonëse shpesh herë është dëshiruar prishja e koalicionit LDK-PDK, kjo jo domosdoshmërisht sjellë ndryshime.

“Ky divorc është dëshiruar moti prej shumëkujt dhe prej shoqërisë civile”.

“Ne duhet të mësohemi që të kemi një normalitet sepse ne në zgjedhje mund të shkojmë çdo herë. Por çka pas zgjedhjeve, si do të shkojë ekonomia dhe shumë gjëra tjera”.

“Partneri ynë i koalicionit nuk e ka përjashtuar mundësinë për të shkuar në zgjedhje. Dy liderët e koalicionit i marrin vendimet por unë i frikësohem në gjëje se prapë do të kemi një vakum”.

Mustafa që është i ftuar në Info Magazine ka thënë se kësaj Qeverie i duhet akoma kohë të tregojë veten.

“Qeveria funksionon normalisht dhe një pjesë e deputetëve mungon por do të thoja që të mos fajësohen deputetët”.

“E ftoj KDI-në që t’i bëjë transparente të gjitha ato se kush po e bllokon kuvendin”.

“E vetmja gjë që nuk kemi mundur ta shtyjmë është demarkacioni pasi për të është bërë një luftë e ashpër”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz