Feronikeli i Sulejman Starovës ka mposhtur Teutën e Bledi Shkëmbit me rezultatin 2-0 në takimin e zhvilluar në Ohër. Skuadra e Superligës së Kosovës ka dominuar ndaj “djemve të detit” që vinin pas fitores 4-1 ndaj Kastriotit dhe barazimit 0-0 me Skënderbeun.
Golat për skuadrën e Starovës i shënoi Berat Ahmeti dhe Diar Prokshi, teksa rastet e shënimit ishin të shumta. Skuadra kosovare do të synojë titullin kampion këtë sezon në Kosovë, ndërsa Teuta e Bledi Shkëmbit do të ishte tepër e kënaqur me pjesëmarrjen në kupat e Europës.