MPJD: Vonesat në kufirin Kroaci -Serbi u shkaktuan nga zbatimi i sistemit EES, tash situata është stabilizuar
dp

Lexo edhe“Rikthehen” mbeturinat në Prishtinë, qytetarët kërkojnë angazhim serioz institucional

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, gjatë ditës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente kufitare, “të cilat kanë konfirmuar se ngadalësimi i përkohshëm i qarkullimit ishte shkaktuar kryesisht nga zbatimi i Sistemit EES (Entry/Exit System), që ka sjellë procedura shtesë të kontrollit kufitar”, thuhet në njoftim.
“Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për bashkatdhetarët tanë, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, z. Martin Berishaj, së bashku me stafin e Ambasadës, vizitoi sot pikën kufitare Bajakovo, ku u takua me bashkatdhetarët tanë që ishin në pritje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe“Rikthehen” mbeturinat në Prishtinë, qytetarët kërkojnë angazhim serioz institucional