Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të qytetarit kosovar Behar Preniqi, i cili u ndalua një ditë më parë nga autoritetet serbe në pikën kufitare Batrovci, mes Kroacisë dhe Serbisë.
Rasti ka ngjallur reagime të forta publike, duke u konsideruar si pjesë e një fushate të qëllimshme të arrestimeve politike, që po prek gjithnjë e më shumë qytetarë të Kosovës, transmeton lajmi.net
MPJD ka bërë të ditur se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi është angazhuar menjëherë përmes kanaleve zyrtare për të siguruar informacione të sakta për ndalimin e Preniqit dhe ka adresuar një kërkesë zyrtare te autoritetet serbe për të sqaruar arsyet e arrestimit. Rasti është përcjellë gjithashtu edhe te Delegacioni i BE-së në Serbi dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it.
Sipas ministrisë, arrestimi i Preniqit është vetëm një nga rastet e fundit që dëshmon praktikat destruktive dhe represive të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, me pretendime të paprovuara se ata kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së. Këto veprime, thuhet në reagim, bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe me konventat për të drejtat e njeriut.
Në fund, MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, ndërsa i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të reagojë me vendosmëri ndaj këtyre praktikave që cenojnë lirinë dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
Reagimi i plotë i MPJD-së: