HomeLajmeMPJD hap tender deri në 500 mijë euro për bileta avioni, parashihen...

MPJD hap tender deri në 500 mijë euro për bileta avioni, parashihen rreth 1.500 udhëtime brenda një viti

Të ngjajshme

Sarri zyrtarizohet te Atalanta, do të menaxhojë Gjimshitin

Maurizio Sarri është trajneri më i ri i Atalantës. Ai...

Nuk ka rikthim për Nico Paz te Reali, qëndron te Como

Nico Paz nuk do të rikthehet te Real Madridi...

Ky është formacioni i Spanjës për ndeshjen ndaj Cape Verdes

Kombëtarja e Spanjës do të nis sot rrugëtimin e...

Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance,...

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Avokati Tomë Gashi, ka reaguar ndaj ofendimeve të bëra...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka shpallur një tender me vlerë të parashikuar deri në 500 mijë euro për furnizim me bileta avioni për nevojat e institucionit gjatë një periudhe njëvjeçare.

Sipas dokumenteve të publikuara në procedurën e prokurimit, ministria planifikon të sigurojë rreth 1.400 deri në 1.500 bileta për destinacione të ndryshme ndërkombëtare. Vlera e parashikuar e kontratës është 500 mijë euro, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave nga operatorët ekonomikë është caktuar për 3 korrik 2026.

Në dokumentacionin e tenderit është përdorur një çmim orientues prej 355 eurosh për biletë, i cili shërben vetëm për vlerësimin e ofertave. MPJD thekson se çmimet përfundimtare do të varen nga rezervimet konkrete dhe kushtet e tregut të aviacionit në momentin e blerjes.

Sipas kushteve të përcaktuara, kompania që do të fitojë kontratën duhet të jetë në dispozicion të ministrisë 24 orë në ditë dhe gjatë gjithë vitit. Operatorit ekonomik i kërkohet që t’u përgjigjet kërkesave për rezervime brenda 60 minutave nga momenti i paraqitjes së tyre dhe të caktojë persona të dedikuar për komunikim me kabinetin e ministrisë, edhe jashtë orarit zyrtar të punës.

Tenderi parasheh që pjesa më e madhe e udhëtimeve të realizohet në klasën ekonomike, me qëllim të menaxhimit më efikas të shpenzimeve. Megjithatë, dokumentet nuk përjashtojnë mundësinë e blerjes së biletave në klasën biznes, në rastet kur paraqiten kërkesa të veçanta.

Po ashtu, operatori ekonomik do të jetë i obliguar t’i ofrojë MPJD-së disa alternativa për secilin udhëtim, duke përfshirë edhe opsionet e kompanive me kosto të ulët kur ato janë të disponueshme.

Ministria ka paraparë gjithashtu mekanizma mbikëqyrës për zbatimin e kontratës. Ajo rezervon të drejtën të verifikojë çmimet e biletave, faturat dhe rezervimet, si dhe të kryejë kontrolle për të siguruar që shërbimet e ofruara përputhen me çmimet reale të tregut.

Kontrata pritet të ketë vlefshmëri njëvjeçare dhe të hyjë në fuqi pas përfundimit të marrëveshjes aktuale për shërbimet e transportit ajror. /Lajmi.net/

Dosja e plotë

- Advertisement -