MPB furnizohet me patentë shoferë ndërkombëtarë, kaq i kushtoi kontrata (Dokument)
dp

Lexo edheU.D. Presidentja Haxhiu pranoi letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga ministri në detyrë, Xhelal Sveçla ditë më parë ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me kontratë, shkruan IndeksOnline.
Këtë herë, ky dikaster qeveritar përmes marrëveshjes së arritur përmes procedurës së hapur është furnizuar me patentë shoferë ndërkombëtarë.
Kontrata në fjalë ka kushtuar hiç më pak se 14 mijë e 985 euro.
Furnizimi është bërë nga operatori ekonomik “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”, i cili është përzgjedhur pas procedurës së tenderimit.

Lexo edheU.D. Presidentja Haxhiu pranoi letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë
Sipas njoftimit të MPB-së, oferta e kompanisë fituese ishte tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët, ndërsa vlera e kontratës përputhet me shumën e parashikuar nga autoriteti kontraktues.
Kontrata është financuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, ndërsa për këtë furnizim do të shpenzohen gjithsej 14,985 euro.

