BallinaSportMoviola e ish-gjyqtarit anglez: Penalltia e drejtë, arbitri me b… që e...

Moviola e ish-gjyqtarit anglez: Penalltia e drejtë, arbitri me b… që e akordoi

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ish-arbitri anglez, Graham Poll, në moviolën e tij për “DailyMail” e ka vlerësuar vendimin e Majkëll Oliverit për të akorduar penalltinë e vonë të Realit si vendim korrekt, ashtu siç ishte edhe kartoni i kuq për Bufonin për protesta.

Poll, vlerësoi guximin e gjyqtarit të ri anglez për të vërshëllyer faullin në zonë të Benatiasë ndaj Vazkezit.

gajsakm

“Majkëll Oliver, një arbitër i promovuar në elitën e gjyqtarëve vetëm në janar, e justifikoi vendimin me disa vendime të forta, por korrekte në ‘Bernabeu’. Me shifrat e një ndeshjeje në ekuilibër, e cila po e çonte çerekfinalen drejt kohës shtesë, Oliver u tregua shumë i guximshëm për të akorduar një penallti, e cila pasi u konvertua dërgoi Realin në gjysmëfinale. Por ai nuk u ndal me kaq. I rrethuar dhe i sulmuar pacipërisht nga gjysma e skuadrës së Juventusit, me në krye kapitenin, 33-vjeçari Oliver ruajti qetësinë dhe me të drejtë i nxori kartonin e kuq Bufonit për protestat e tij agresive. Dikur, Arsen Venger më tha se unë po flisja gjepura, kur thashë se arbitri duhet të ketë guxim dhe b… që të marrë vendime të rëndësishme. Mendoj se pasi të ketë parë këtë, ai do ta kuptojë. Sa keq që FA nuk e promovoi Oliverin më parë, në mënyrë që ai të kishte të drejtën të gjykonte në Botëror”, shkruan Poll.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz