back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportMourinho thotë se do ta drejtonte një ditë Juventusin

Mourinho thotë se do ta drejtonte një ditë Juventusin

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Trajneri i Benficës, Jose Mourinho ka lënë anash rivalitetin me Juventusin në prag të ndeshjes me “Bianconerët” në Ligën e Kampionëve.

“The Special One” kishte fituar tripletën me Interin duke pasur shumë polemika me Juventusin gjatë kohës sa ishte trajner te zikaltërit.

Megjithatë edhe si trajner i Manchester United kishte pasur rivalitet me “Zonjën e Vjetër” në nje ndeshje të Championsit në Torino.

Sidoqoftë kjo nuk ka ndikuar te Mourinho që në të ardhmen ta drejtojë Juven.

“Po, do ta drejtoja Juventusin. Nuk habitem që morën Spallettin sepse është trajner i madh. Çuditem kur klube të mëdha marrin trajner të panjohur”, u shpreh Mourinho. Trajneri luzitan foli edhe për shanset e Benficës për të qene në play-off. “Duhet të fitojmë. Na duhet patjetër fitorja për të pasur një shans për play-off-in. Kjo do ta ulë presionin për ndeshjen e radhës, sepse për ne është ose fitore, ose asgjë. Ne jemi Benfica, një ekip me shumë lojtarë të dëmtuar, por ata që janë këtu e dinë sa e rëndësishme është historia jonë”, u shpreh Mourinho.

Kujtojmë se ndeshja Juventus-Benfica, do të luhet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz