José Mourinho ka zbuluar emrat e dy mbrojtësve më të mirë qendrorë me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij: Marco Materazzi dhe John Terry.
Ish-trajneri i Interit, Chelseat dhe Real Madridit ka bërë shumë lavde për reprezentuesin italian dhe ish-kapitenin e Anglisë.
Ai mori pjesë në një intervistë video për “MM23”, një libër interaktiv që trajton karrierën e kampionit të Botës 2006.
“Gjatë gjithë karrierës sime, ku kam stërvitur lojtarët më të mirë të atij brezi, dy mbrojtësit qendrorë më të mirë që kam pasur ndonjëherë kanë qenë John Terry dhe Marco Materazzi,” tha Mourinho.
“Special One” fitoi Tripletën historike në vitin 2010 me Interin, dhe Materazzi ishte një pjesë kyçe e skuadrës që fitoi Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë në të njëjtin sezon.
Ai ishte trajner i “Nerazzurrëve” nga viti 2008 deri më 2010.
Përvoja e Mourinhos me Terryn ishte te Chelsea, ku mbrojtësi anglez luajti 267 ndeshje nën drejtimin e tij, duke shënuar 26 gola dhe dhënë 11 asistime.
Mourinho kishte dy periudha të ndryshme në “Stamford Bridge”, 2004–2007 dhe 2013–2015./GazetaExpress/