Mourinho drejt kombëtares së Portugalisë pas Botërorit 2026?
dp

Lexo edheTrajneri i Liverpoolit: Qëkur erdha këtu, kemi arritur ta blejmë vetëm një yll

Jose Mourinho pritet të marrë ofertë për të drejtuar Portugalinë pas Kupës së Botës 2026, pasi kontrata e trajnerit aktual Roberto Martinez skadon në fund të turneut.
FPF thuhet se po synon trajnerin e Benficas, i cili u rikthye në klub në shtator me një kontratë dyvjeçare.
Sipas ESPN, federata do të tentojë ta sjellë 63-vjeçarin në krye të kombëtares, ndërsa kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë te Benfica konsiderohet Ruben Amorim, i shkarkuar së fundmi nga Manchester United.

Lexo edheTrajneri i Liverpoolit: Qëkur erdha këtu, kemi arritur ta blejmë vetëm një yll
Mourinho e ka shprehur prej kohësh dëshirën për të punuar në futbollin ndërkombëtar, duke thënë se do të ishte “e pabesueshme” të drejtonte një ekip në Evropian apo Botëror.
Ai ka theksuar gjithashtu se Portugalia është përparësia e tij e parë, duke e parë si “fat” mundësinë për të drejtuar vendin e tij në një Kupë Bote.