back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaSportMourinho dhe çështja Prestianni: Nëse është fajtor, me mua e ka mbyllur

Mourinho dhe çështja Prestianni: Nëse është fajtor, me mua e ka mbyllur

Të ngjajshme

Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad raportohet se u vra gjithashtu në Teheran

Sulmi në rezidencën e lagjes Narmak në Teheran raportohet...

Ballkani i rikthehet fitores, e mposht Drenicën

Ka përfunduar ndeshja e javës së 22-të në Superligën...

Goditje për Barcelonën, “Lewa” mungon ndaj Atleticos

Barcelona mori një lajm të keq para ndeshjes së...

Çështja e Presidentit, nesër Kurti takohet me Abdixhikun

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur...

Çështja Vinicius-Prestiani që shpërtheu në ndeshjen e parë të playoffit të Ligës së Kampioneve mes Benficas dhe Realit të Madridit vazhdon të diskutohet me futbollistin argjentinas që po hetohet nga UEFA për akuzat e ngritura ndaj tij për racizëm nga sulmuesi brazilian i “Los Blancos”.

“Nëse futbollisti im nuk respektoi principet e Benficas që janë edhe të miat, karriera e tij me një trajner të quajtur Mourinho dhe me një klub si Benfica është e mbyllur”, tha trajneri portugez.

Por më pas ai e zbuti mendimin e tij duke e mbrojtur lojtarin deri në momentin që do të vërtetohet e kundërta.

“UEFA nuk e përfshehu ‘nëse’, gjë që duhet ta kishte bërë. Nëse futbollisti është vërtet fajtor, nuk do ta shoh kurrë siç e kam parë deri tani dhe mbyllet gjithçka për mua, por duhet të vendos shumë ‘nëse’ përpara”, shtoi “The Special One”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz