BallinaLajmeMotra e policit të vrarë i reagon ashpër Kadri Veselit

Motra e policit të vrarë i reagon ashpër Kadri Veselit

Të ngjajshme

Në pasditen e së enjtes Istogu është tronditur nga një ngjarje e rëndë, shkruan Gazeta inFokus

Dy persona ia kishin mësyrë një banke e cila ishte në qendër të komunës së Istogut, ku dyshohet se këta ishin nisur për të kryer një grabitje.

Por këta dy persona u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë, e pas një përleshje me armë zjarri, i vrarë mbeti një nga të dyshuarit Kamer Metaj, e pas tij në spital të Pejës ndërroi jetë edhe polici Izet Demaj.

Për vrasjen e policit Izet Demaj ka reaguar kryeparlamentari Kadri Veseli, por reagimin e Veselit nuk e ka mirëpritur edhe motra e policit të vrarë Naile Demaj, shkruan Gazeta inFokus.

Naile Demaj ka komentuar në një postim të Klan Kosovës ku nuk është kursyer në fyerjet që ka drejtuar Kadri Veselit, duke i thënë “Ishte vëllai im, u vra tu i ndjek hajnat si ti more i poshtër more qen more i pafytyr”.

Ndryshe për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Istog kanë reaguar edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz