BallinaLajmeMoti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Të ngjajshme

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Ishte shumë pranë Trabzonsporit, Myrto Uzuni tregon pse dështoi transferimi!

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni, ka gjetur veten te...

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë interval kohore të shkurtër me diell në ndonjë rajon. Pritet të ketë shtim dhe dendësim të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të reja shiu. Pasdite vonë ose në mbrëmje priten reshje pak më intensive shiu. Në viset kodrinore malore shiu do të shndërrohet në borë. Reshje shqote dhe bore priten edhe nëpër disa ultësira, por jo sikur herën e kaluar, pra priten reshje më të pakta bore nëpër ultësira. Në disa ultësira nuk priten fare reshje bore.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot mjaft jo-stabil me reshje shiu. Në jug/jugperëndim dhe veri/veriperëdnim të vendit pritet rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubulimë dhe mundësi edhe për breshër. Rrebeshe lokalisht të fuqishme priten edhe në qendër.

Reshje dhe rrebeshe intensive nesër priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginë pas një paraditeje pa reshje, pasdite ose në mbrëmje priten reshje lokale shiu.

Të shtunën na pret mot kryesisht i thatë dhe i ftohtë, por me ngritje graduale të temperaturave. Priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Nga e diela përsëri shtim gradual i vranësirave dhe reshje të reja shiu të cilat në fillim të javës së re mund të shndërrohen në reshje të dendura bore./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz