BallinaLajmeMoti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të ngjajshme

Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mbështetës i Kosovës në 1999

Jürgen Habermas ka ndërruar jetë, ndërsa ish-ministri i Jashtëm...

Raportuesi estonez uron Kurtin për kompromiset: Besoj se është e dobishme për BE’në dhe Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka...

KPK-ja me mbledhje të jashtëzakonshme, në rend të ditës dy pika interesante

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë të hënën...

Barcelona, një nga klubet që po interesohet për yllin 60-milionësh të Bundesligës

Barcelona pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar...

Sonte do të kemi reshje shiu deri në orët e hershme të mëngjesit në pjesën më të madhe të Republikës së Kosovës. Nesër reshjet do të ndërpriten, ndërsa gjatë ditës mund të kemi edhe intervale kohore me diell. Pasdite në disa rajone mund të ketë riga lokale shiu, por në përgjithësi dita e nesërme do të jetë më e qetë se sa që ishte sot.

Në Shqipëri nesër mot kryesisht jostabil , me intervale kohore me diell , por edhe me mundësi për reshje shiu kryesisht pasdite. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimëm, posaqërisht në jug dhe veriperëndim të vendit. Në Maqedoninë e Veriut nesër mot me intervale të gjata kohore me diell dhe mundësi për riga lokale shiu, kurse në Mal të Zi priten rrebeshe të fuqishme shiu pasdite.

Të Premtën përsëri pasdite do të kemi destabilizim më të fortë të armosferës dhe mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri reshjet do të përqëndrohen kryesisht në qendër të vendit.

Edhe në fundjavë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje atmosferike./Meteoballkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz