Mospajtimet PDK-LDK për procedimin e Demarkacionit, shtyhet mbledhja e Qeverisë
BILLI
Lexo edheMustafa e Veseli në takim para procedimit të Demarkacionit
Shumica prej ministrave nga radhët e LDK-së, kanë qenë të pranishëm në ambientet e Qeverisë. Ndërkohë që as edhe një ministër i partisë tjetër të koalicionit qeveritar, asaj të PDK-së, nuk ka mbërritur në ambientet e Qeverisë, raporton Gazeta Express.
As kreu i Qeverisë, Isa Mustafa, ende nuk ka shkuar në sallën e mbledhjeve. Raportohet se ai është në takim me kreun e PDK-së, Kadri Veselin.
Siç edhe është paralajmëruar, Qeveria do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo është konfirmuar edhe në rendin e ditës që Qeveria ka bërë të ditur për mediat. /GazetaExpress/
Lexo edheMustafa e Veseli në takim para procedimit të Demarkacionit