“Mos dil vonë natën”, gazetarja kërcënohet pas përplasjes me mediat greke
BILLI

Lexo edheAnijet e mbytura si atraksion turistik, në Durrës

Gazetarja e emisionit “Fshatrat e Shqipërisë, Ilnisa Agolli, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku shprehu reagimin e saj lidhur me debatin që ka ngjallur reportazhi i saj për fshatin Derviçan.
Pas transmetimit të emisionit “Derviçani, fshati që refuzon shqipen”, kanë shpërthyer një mori komentesh fyese dhe akuza ndaj gazetares nga disa media greke.
E pyetur për këtë, Ilnisa shpjegoi se ndihet shumë e qetë, pasi ajo që është transmetuar ka qenë gjithë çfarë ka ndodhur dhe çfarë ajo ka parë realisht në atë fshat.

Lexo edheAnijet e mbytura si atraksion turistik, në Durrës
Megjithatë gazetarja pranoi se ka marrë kërcënime të shumta dhe mesazhe që i bëjnë thirrje të ketë kujdes e të mos dalë vonë natën!
