back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMoore: Kosovës iu bë presion për themelim të Speciales për shkak të...

Moore: Kosovës iu bë presion për themelim të Speciales për shkak të disa shqetësimeve

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, sonte në Rubikon shpalosi detaje të diskutimeve të para njëmbëdhjetë viteve, kur diskutohej për themelimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Sipas Moore, ishte një listë e gjerë me shqetësime për të cilat ishte bërë një diskutim i rëndësishëm se kjo gjykatë duhej të krijohej jashtë territorit të Kosovës.

Thekson se ishte e rëndësishme që për dëshmitarët të krijohej ambienti i sigurt që të dëshmonin të lirë.

“Ekzistojnë lloj-lloj shqetësimesh lidhur me aftësinë për të mbajtur gjykime të lira, ku dëshmitarët do të ishin plotësisht të sigurt e të mbrojtur për të dëshmuar, kishte lloj-lloj akuzash e shqetësimesh për të cilat diskutonim aso kohe, para vitit 2014. Unë nuk jam aspak përgjegjës për atë se çka vendosën të ndiqnin prokurorët. Unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në procesin e vendosjes se çfarë duhet të ndiqet nga prokuroria. Aso kohe në bazë të udhëzimeve në bazë, të instruksioneve që merrja si diplomat, ishte një listë shqetësimesh rreth deklaratave që ishin bërë lidhur me shpija e verdhë  e gjëra të tjera për të cilat i diskutuam dhe pastaj  edhe të tjetër në Bashkësinë Ndërkombëtare. Po kurrë nuk u morr ndonjë vendim, se unë isha i përfshirë në Departamentin e Shtetit për këtë çështje, se çfarë do të gjykohej e çfarë jo, kjo ishte para 11 vite. Gjykata filloi e tash na mbetet të shohim se si do të ecë kjo, e të shohim çfarë vendimesh do të merren”, tha Moore ne KlanKosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz