back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeRainer Rudolph, emërohet ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Rainer Rudolph, emërohet ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Rainer Rudolph është emëruar ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë, ka konfirmuar për Radio Kosovën Ambasada Gjermane në Prishtinë.

Rudolph është një diplomat karriere me përvojë të gjerë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat evropiane,raporton RTK.

Aktualisht, Rudolph mban pozitën e Nënkryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut – detyrë që e ka marrë që nga viti 2023.

Para angazhimit të tij në Konferencën e Sigurisë, posti i fundit diplomatik që mbajti ishte ai i të Dërguarit dhe Zëvendës Shefit të Misionit në Ambasadën Gjermane në Vjenë, ku shërbeu deri në vitin 2023.

Në periudhën 2014–2019, Rudolph ishte shef i Divizionit në Kancelarinë Federale Gjermane, ku ishte përgjegjës për marrëdhëniet me vendet anëtare të BE-së, politikën e zgjerimit të Unionit dhe marrëdhëniet e jashtme të tij.

Më herët, ai ka shërbyer në poste të ndryshme në ambasadat gjermane në Varshavë (Poloni) dhe Uashington D.C. (SHBA), si dhe në Përfaqësinë e Përhershme të Gjermanisë pranë BE-së në Bruksel.

Rudolph njihet si një ekspert në politikën e jashtme të BE-së, përfshirë politikat e fqinjësisë dhe të zgjerimit. Ai është gjithashtu Anëtar i Asociuar (Associate Fellow) në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP) – një nga institutet më me ndikim për politikën e jashtme në Gjermani – ku ka kontribuar me analiza dhe publikime.

Të Fundit

Sport

ShowBiz