Momenti tmerrues kur avioni rrezikon të përplaset përr shkak erërave të forta
BILLI·

Ky është momenti rrëqethës kur një aeroplan pasagjerësh i tipit Airbus A380, mezi arrin të ulet në pistë të aeroportit gjerman për shkak të erërave të forta.
Aeroplani me 500 vendëse i agjencisë së fluturimeve Emirates, që konsiderohet si fluturakja më e madhe komerciale në botë, është filmuar duke lëvizur majtas e djathtas nga erërat e forta në aeroportin e Dusseldorfit.
Edhe pse në shikim të parë dukej se nuk kishte problem, por teksa tentonte të ulej në pistë avioni filloi të lëviz anash sikur të ishte lodër për fëmijë.
Falë zhdërvjelltësisë se pilotit, aeroplani ka aterruar në pistë dhe nuk raportohet për ndonjë pasagjer të lënduar.

Lexo edheVuajti burg 30 vjet për krimin që nuk e kishte kryer kurrë, çka bëri pas lirimit














