Me tensione të shumta, në Kuvendin e Maqedonisë sot u miratua Ligji për Gjuhët, shkruan Periskopi.
Ky Ligj po kundërshtohej fuqishëm nga partia e Nikolla Gruevskit, që po kundërshtonin gjuhën shqipe.
Kjo krijoi situatë të tensionuar në Kuvend, pavarësisht kalimit të Ligjit me 64 vota pro.
Gjatë seancës erdhi deri tek përballja fizike mes Nikolla Gruveskit dhe kryeparlamentarit shqiptar, Talat Xhaferi.
Xhaferi, i cili fillimisht po rrinte i qetë përballë provokimeve të vazhdueshme të Gruevskit, reagoi duke u ngritur nga ulësja e kryeparlamentarit dhe duke u nisur në drejtim të kryetarit të VMRO’së.
Ishte i nevojshëm reagimi i deputetëve të tjerë, të cilët parandaluan përplasjen fizike mes Gruveskit e Xhaferit./Periskopi