Momenti kur i vihen prangat Fatmir Shehollit
dp

Lexo edheDetyroi të miturën të kryente akte seksuale, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh.
RTV Dukagjini ka publikuar pamje gjersa policia arreston Shehollin në qendër të qytetit të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh.

Lexo edheDetyroi të miturën të kryente akte seksuale, një muaj paraburgim për të dyshuarin
Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.
Ndërsa Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se Sheholli është ndaluar për 48-orë./IndeksOnline/