back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeDetyroi të miturën të kryente akte seksuale, një muaj paraburgim për të...

Detyroi të miturën të kryente akte seksuale, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Të ngjajshme

- Advertisement -

Gjykata Themelorë në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit D.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Sipas kërkesës, “Nga muaji prill 2025 deri më 2 tetor 2025 në Gjakovë, i pandehuri, përmes komunikimit në rrjetin social Snapchat, ka realizuar takime me të miturën (e lindur 2010), gjatë të cilave takime pa pëlqimin e saj ka kryer akte seksuale-orale. I pandehuri e incizoi të dëmtuarën gjatë aktit dhe më pas e kërcënoi se do ta publikonte incizimin nëse i tregonte dikujt, duke e detyruar që të takohej përsëri me të”.

Sipas njoftimit, Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale.

Gjykata ka bërë të ditur se i pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 tetor 2025 dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor 2025.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz