back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportMomenti kur Distria Krasniqi shpërthen në lot pas marrjes së medaljes së...

Momenti kur Distria Krasniqi shpërthen në lot pas marrjes së medaljes së artë dhe intonimit të himnit të Kosovës në “Tokio 2020”

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka dhuruar një moment sa emocionues po aq edhe të bukur me lot gëzimi në fytyrën e saj, pasi pranimit të medaljes së artë dhe intonimit të himnit të Kosovës në podiumin e medaljeve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi ka bërë krenare gjithë Kosovën, pasi ka arritur të triumfojë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Xhudistja pejane fitoi katër ndeshje gjatë ditës së sotme për të fituar medaljen e artë dhe ndihet krenar me arritjen e saj.

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’ duke fituar medaljen e artë.

Disa minuta pas triumfit, organizatorët i ndanë medaljet për fituesen, si dhe vendin e dytë dhe të tretë.

Momenti kur Distria hipi në podium me medaljen e artë në qafë dhe filloi intonimi i himnit ishte shumë i veçantë.

Xhudistja jonë shpërtheu në lot, por këta ishin lot gëzimi për këtë arritje të madhe për gjithë shtetin e Kosovës. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz