Momenti kur Arabia Saudite u sulmua me raketa balistike (Video)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë (të shtunën në mbrëmje) në periferi të kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad.
Siç raporton Al Jazeera, përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë rebelët e njohur me emrin “Houthi” nga Jemeni. “Houthi” është një grup rebel ushtarak që vepron në Jemen.
Rebelët “Houthi” kanë thënë se ata qëlluan me një raketë balistike kryeqytetin e Arabisë Saudite. Sipas grupit rebel, kjo raketë me rreze të gjatë udhëtoi mbi 500 km nga Jemeni në Arabinë Saudite.
Al Masirah, një rrjet televiziv i drejtuar nga rebelët Houthi, gjithashtu raportoi se grupi rebel “Houthi” mori përgjegjësinë për sulmin.

Lexo edheVetura e ministres daneze shkelë refugjaten në kamp (VIDEO)
Zyrtarët e Mbretërisë së Arabisë Saudite nuk kanë reaguar ende zyrtarisht për ngjarjen.














