Momenti dramatik, dasmori qëllon gabimisht dhëndrin me pistoletë (Video)
BILLI
Lexo edheVendosën kamerën në një vend të largët, ja çfarë kapën
Ngjarja ka ndodhur në Hissar të Indisë veriore, në afërsi të kryeqytetit indian New Delhi.
Në video duket dhëndri i cili shembet në tokë, dëgjohen ulërima dhe një person që qëllon me shuplakë në kokë autorin e ngjarjes së rëndë, i cili duket se ende se ka kuptuar se çfarë bëri.
Dasma mbyllet dhe i plagosuri dhe pse i dëmtuar rëndë, thuhet se ka shpresa të mbijetojë.
Sakaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen ku është marrë në pyetje i ati i dhëndrit.
Lexo edheVendosën kamerën në një vend të largët, ja çfarë kapën
Ky është rasti i dytë pas një tjetër incidenti në shkurt ku një dhëndër u qëllua me armë teksa ishte mbi kalë. Ai ndërroi jetë në spital.
Edhe pse e jashtëligjshme, qitjet me armë në dasma dhe ngjarje të tjera janë të zakonshme në të gjithë Azinë Jugore dhe rajone të tjera.