Moment tronditës në gjykatë, vëllezërit rrahin vrasësin e nënës së tyre
BILLI

Lexo edhe“Tregoi nënës se nuk kam vuajtur shumë” – historia e dy vëllezërve nga Srebrenica, njëri vdiq, tjetri mbijetoi

Ky është momenti tronditës, kur dy djemtë e një gruaje të vrarë sulmuan brenda sallës së gjyqit vrasësin e nënës së tyre. Ngjarja ndodhi në momentin që 62-vjeçari, Dale Williams ishte gati të dënohej në një gjykatë në Ohajo.
Teksa ai ishte në pritje të dënimit për vrasjen e 46-vjeçares Elizabeth Pledger-Stewart, fëmijët e gruas nisën sulmin ndaj tij.
Daily Mail” shkruan se është dashur ndërhyrja e policisë që të ndalonte sherrin që nisi mes fëmijëve të viktimës dhe vrasësit. Si pasojë, të dy djemtë janë arrestuar dhe do të kalojnë 30 ditë në burg për shkak të prishjes së gjyqit. Ndërsa nga ana tjetër, 62-vjeçari u dënua me 23 vite burg. Sipas dëshmitarëve, William është parë teksa ka vrarë Elizabeth në qershor të vitit 2017.

Lexo edhe“Tregoi nënës se nuk kam vuajtur shumë” – historia e dy vëllezërve nga Srebrenica, njëri vdiq, tjetri mbijetoi
https://www.youtube.com/watch?v=xtf4AwhgAJc