Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për lidhjet e supozuara në mes të Partisë Socialdemokrate dhe kompanisë Devolli.
Molliqaj ka deklaruar në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se PSD “absolutisht” nuk ka lidhje me biznesmenët Devolli, dhe se nuk financohet nga ta.
Por, ai ka pranuar se e njeh Blerim Devollin, dhe se është takuar me të.
Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje po ashtu nuk ka përjashtuar mundësinë që Devollët të jenë ndër donatorët e PSD’së në të ardhmen, raporton Gazeta Express.
Molliqaj ka folur edhe për marrëveshjen mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile, që është në pronësi të Devollëve.