Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeMolliqaj në Kuvend: Glauk Konjufca punoi në SHIK gjatë viteve 2000-2001, paguhej...

Molliqaj në Kuvend: Glauk Konjufca punoi në SHIK gjatë viteve 2000-2001, paguhej 150 marka

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Dardan Molliqaj në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, siç ka deklaruar mbrëmë në emisionin DPT te Fidani, ka prezantuar fakte përmes të cilave pretendon se Glauk Konjufca ka punuar në SHIK gjatë periudhës kohore 2000-2001 dhe është paguar 150 marka.

Ai thotë se është rekrutuar nga Fadil Lepaja, dhe ka punuar në pozitën e përpunimi të të dhënave.

“Pas shumë të pavërtetave, siç e kemi thënë edhe më herët. Na duhet të ballafaqohemi me të vërteta dhe jo shpifje. Deklarata që një nga kolegët e mi, Glauk Konjufca, do t’ju jap informata të tjera. Në vitet 2000-2001 ai ka punuar në SHIK. Paga 150 marka. Rekrutimin e ka bë Fadil Lepaja. Sektori ku ka punuar ka qenë përpunimi i të dhënave”, ka thënë Molliqaj, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se Konjufca është marrë me lëvizjet në Luginën e Preshevës.

“Një prej letrave që e ka nda: Ishte të dhënat që vinin nga Lugina e Preshevës. Të gjithë ato letra ai i përpunonte dhe i fuste te të dhënat e SHIK-ut”, ka shtuar ai.

Molliqaj thotë se Konjufca është larguar nga SHIK-u për shkak të pagës së ulët.

“Paga e ulët ishte arsyeja e largimit”, ka thënë Molliqaj.

“Këto dhe shumë fakte të tjera, tregojnë që Glauk Konjufca ka qenë shërbyes në SHIK. E kam parë që Glauku po heziton me u ballafaqu me të vërtetën”, pretendon Molliqaj.

Deputeti i PSD-së ka thënë se Konjufcën nuk e shpëton dot Kadri Veseli.

“Glauk nuk të shpëton Kadrija, të shpëton veç e vërteta”, ka deklaruar Molliqaj. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit