Modelja mahnit në ndarjen e çmimeve të “WSJ Innovator Awards”
dp

Lexo edheKim Kardashian pretendon se ulja e NASA-s në hënë ishte e rreme: Pse valëvitet flamuri?

Modelja e njohur Lila Moss, vajza e ikonës së modës Kate Moss, tërhoqi gjithë vëmendjen në ndarjen e çmimeve prestigjioze WSJ Innovator Awards në New York.
Bukuroshja 22-vjeçare shfaqi një pamje të gjatë e elegante, duke veshur një fustan të shkurtër të zi, që theksonte linjat e saj të holla dhe stilin e sofistikuar.
E kombinuar me taka të larta dhe grim minimalist, Lila dha një shembull perfekt të thjeshtësisë luksoze, duke treguar se eleganca nuk ka nevojë për teprime.

Lexo edheKim Kardashian pretendon se ulja e NASA-s në hënë ishte e rreme: Pse valëvitet flamuri?
Prania e saj në eventin e mbushur me yje të modës, artit dhe biznesit u vlerësua gjerësisht nga kritikët dhe ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Me çdo paraqitje publike, Lila Moss po dëshmon se po ndjek me sukses hapat e nënës së saj legjendare, duke u bërë një prej figurave më të kërkuara të gjeneratës së re në botën e modës.
