BallinaJetëModelja 22 vjeçare hidhet nga kati i gjashtë për t’i shpëtuar biznesmenit

Modelja 22 vjeçare hidhet nga kati i gjashtë për t’i shpëtuar biznesmenit

Të ngjajshme

Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe...

Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare

Pritet që shtatë komisione parlamentare të mbajnë mbledhjet e...

Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen tre persona për drogë

Policia e Kosovës ka zhvilluar dy aksione të ndara...

Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë: Hap drejt drejtësisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur arrestimin e...

Nëna e modeles tha se biznesmeni amerikan i kishte vendosur një thikë në fyt para se ajo të hidhej nga ndërtesa.

Një modele ruse ka thyer shtyllën kurrizore pasi është hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Dubai për t’i shpëtuar një biznesmeni që ishte përpjekur ta përdhunonte e ta vriste.

Gjithsesi, burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka deklaruar të kundërtën. Sipas tij, ishte modelja ajo që e kishte sulmuar atë dhe tashmë ajo është nën arrest në spital.

Por, ky version është hedhur poshtë nga mamaja e 22-vjeçares, e cila ka thënë se biznesmeni amerikan i kishte vendosur një thikë në fyt para se ajo të hidhej nga ndërtesa për të shpëtuar jetën dhe dinjitetin e saj, raporton Daiy Mail.

Ngjarja ka ndodhur më 3 mars, por është bërë publike vetëm tani nga familjarët, pasi u ishte premtuar ndihmë nga konsullata ruse e u ishte kërkuar që të mos bënin publike një gjë të tillë.

“Ata na kërkuan që të mos flisnim me mediat, por tani nuk e dimë kujt t’i besojmë”, ka deklaruar mamaja e 22-vjeçares, Ekaterina Stetsyuk.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz