BallinaSportMuriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minuta,...

Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minuta, nuk munda të fle për 3-4 ditë

Të ngjajshme

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin armën nga kasaforta

Një rast i vjedhjes është raportuar në Viti, ku...

Sonte finalja e parë, Trepça – Bashkimi

Finalja e madhe e “Play-off”-it të ProCredit Superligës do...

Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë, nuk e lejoi të voziste i dehur

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti...

Gruaja sulmon fizikisht bashkëshortin pas një mosmarrëveshjeje familjare

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas...

21 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë publike statistikat e përgjithshme...

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar një intervistë ekskluzive për emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, aty ku ‘pirati kosovar’ shpalosi detaje nga karriera e tij në Mallorca.

Në stadiumin e Mallorca-s, Muriqi zbuloi emocionet e tij pas golit të shënuar ndaj Real Madridit në të cilin shpërtheu në lot. Ai tha se emocionet e tij ishin grumbulluar pas dy javëve të vështira sidomos nga humbja e Kosovës në finalen e ‘playoff-it’ ndaj Turqisë.

“Po fitorja ka qenë me rëndësi sepse erdha në kombëtare pas humbjes së Elches që pata një penallti, e humba në minutën e 92-të, ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne një pikë kishte me qenë shumë. Erdhëm me fitore në gjysmëfinale kundër Sllovakisë, humbëm në finale, humbja e dëshirës më të madhe e jetës sime për 90 minuta shkoi. Kështu që u ktheva pas dy dite me Real Madridin duke e ditur që nuk isha për lojë. Them se nuk isha për lojë, por normal jam lojtar profesionist dhe nuk guxoj që ekipi Mallorca të ketë anën negative ta përjetoj edhe Mallorca për shkak timin. Siç shkoi loja 1-0 ishim duke fituar, isha i lodhur dhe plani im me fol drejtë që me Real Madridin me fitu është vështirë, por thash varet prej rezultatit më mirë me dalë prej loje që mos me pas lëndime”, tha fillimisht ai.

Pirati kosovar, zbuloi përjetimet e tij që çuan deri në shpërthim emocional kur shënoi golin vendimtar në fitoren e Mallorcas ndaj madrilienëve.

“Por, siç shkoi loja si shkoi rezultati ndjeja më shumë dëshirë, kur barazuan në minutën e 89-të, thash se këtë vit filloi mirë, por ka me përfundu keq për mua. Por, erdh rasti dhe me një kundërsulm dhe kur e pashë topin dhe gjuajta edhe është momenti kur e shoh topin që është futur në rrjet, ishte një gëzim edhe shpërtheva në lot me këto që kam përjetuar. Por veç ti edhe Zoti e di se çka përjeton brenda. Këto dy javë aq gjëra kam kaluar të rënda…”, shtoi Muriqi.

Sulmuesi kosovar tha se ëndrra e tij ishte Kampionati Botëror me Kosovën, ëndërr kjo që u shua pas humbjes nga Turqia. Ai tha se nuk ka mundur të fle i qetë për disa ditë pas kësaj ndeshje.

“Pas lojës ditën e lojës, gruaja është operuar, kur ka dalë ajo, kur e pa atë që ndodhi me lojën me Turqinë edhe ajo filloi me qajtë. S’kam mundur të fle 3-4 ditë e para, tash po e marr vetën mentalisht, dëshira më e madhe e jetës time shkoi, por duhet të vazhdojë. Unë i kam shënuar edhe Barcelonës edhe Real Madridit, por ndjenja kur shënoj me Kosovën kurrë nuk është e njëjtë edhe kurrë s’ka me qenë e njëjtë pa marrë parasysh”, përfundoi Muriqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz