back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeMocioni i mosbesimit rrezikon t’i shtyjë “zgjedhjet e parakohshme”

Mocioni i mosbesimit rrezikon t’i shtyjë “zgjedhjet e parakohshme”

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Deputetët e partisë Nisma për Kosovën kanë ndërmarr iniciativën për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, por opozitës fillimisht i duhen 40 nënshkrime, në mënyrë që mocioni të procedohet në Kuvend.

 Para se mocioni i mosbesimit të procedohet në Kuvend, opozita duhet të jetë e sigurt për votat, pasi nëse mocioni dështon, atëherë duhet të pritet së paku tre muaj për mocionin e radhës dhe opozita humb ‘instrumente’ për rrëzimin e Qeverisë, rrjedhimisht rrezikon t’i shtyjë edhe ‘zgjedhjet e parakohshme’ të kërkuara me ngulm nga partitë opozitare.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se është herët të flitet për rezultatin e mocionit.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, në një prononcim për Telegrafin ka komentuar mocionin e ngritur nga “Nisma për Kosovën” për rrëzimin e Qeverisë. Ai tha se kjo iniciativë rrezikon të dështoj.

Baraliu më tej sqaroi se opozitës fillimisht i duhen 40 nënshkrime, në mënyrë që mocioni të procedohet në Kuvend.

“Nëse dështon mocioni, atëherë duhet të pritet tre muaj që të bëhet mocioni i radhës. Vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje më herët”, ka shtuar Baraliu.

Ndryshe, në nenin 100 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për mocionin e votëbesimit saktësisht thuhet:

  1. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
  2. Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë Kryeministri.
  3. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.
  4. Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
  5. Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.
  6. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në Dorëheqje”. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz